Rama: Shqipëria bën kërcim të jashtëzakonshëm në PISA 2025

Rama: Shqipëria bën kërcim të jashtëzakonshëm në PISA 2025
View on original source
Category: Financial
Share
Archive
Like
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të PISA 2025, duke i cilësuar ato si një ditë krenarie për arsimin kombëtar. Rama ka theksuar përmirësimin e ndjeshëm të nxënësve shqiptarë në të tri fushat e vlerësimit. Sipas tij, Shqipëria ka shënuar 65 pikë më shumë në matematikë, 59 pikë më shumë në shkencë dhe 50 pikë më shumë në lexim. Në reagimin e tij, Rama ka veçuar rezultatet në matematikë dhe shkencë, ku sipas tij, Shqipëria kryeson renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri e ka cilësuar këtë rezultat si dëshmi se sistemi arsimor shqiptar po ecën në drejtimin e duhur, duke theksuar kontributin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve. 'Ky rezultat nuk është fundi i rrugës, po prova se rruga ka ndryshuar', ka shkruar Rama. Ai ka shtuar se investimi në arsim dhe në zhvillimin e kapaciteteve të nxënësve po u mundëson fëmijëve shqiptarë të përballen me standardet ndërkombëtare dhe të konkurrojnë me nxënësit e vendeve të tjera. /Kosova.info/

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.