Souness me kritika për lojën e Rice

Souness me kritika për lojën e Rice
View on original source
Category: Sports
Share
Archive
Like
Legjenda e futbollit anglez, Graeme Souness, ka kritikuar mesfushorin e Arsenal, Declan Rice duke thënë se po luan shumë prapa dhe nuk po ndikon sa duhet në lojën e ekipit. Kritikat e Souness vijnë pas fitores së Arsenal 2:1 ndaj Chelsea, ndeshje në të cilën Rice ka pasur edhe një përplasje me bashkëkombësin e tij Morgan Rogers. Rice dhe Rogers janë përplasur në fushë pas një ndërhyrje të mesfushorit të Arsenal, por Rice ka shpëtuar pa karton të verdhë. Sipas Souness, Rice është një mesfushor shumë i mirë defensiv, por duhet të avancojë më shumë për të ndikuar në lojën e Arsenal. 'Sa herë e shihni atë si lojtarin e fundit me topin? Në ndërtimin e aksioneve ai është lojtari i fundit. Shpesh është mes dy qendërmbrojtësve ose mes qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të krahut. Ai nuk luan në mesfushë', ka thënë Souness. Ai e ka quajtur këtë mënyrë të lojës 'futboll të vjetër' dhe ka pretenduar se Rice e ka më të lehtë të marrë topin kur nuk është nën presion dhe më pas ta pasojë te mbrojtësi i krahut. 'Rice luan shumë prapa për të ndikuar në lojë. Nuk mendoj se ka mjaftueshëm futboll në lojën e tij. Por mund t'ju them se çfarë mund të bëjë: është mesfushori më i mirë defensiv në Angli. E nuhat rrezikun. Por qëndron prapa gjatë gjithë kohës', ka deklaruar Souness. Sipas tij, Rice ende nuk është një mesfushor i kompletuar. Rice i ishte bashkuar Arsenal nga West Hami për rreth 105 milionë funte dhe është bërë një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së Mikel Artetës. Megjithatë, Souness beson se anglezi duhet të luajë më përpara dhe të marrë më shumë përgjegjësi në fazën ofensive në mënyrë që të bëhet edhe më ndikues në lojën e Arsenal.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.