Në moshën 95-vjeçare, Bernie Ecclestone arrestohet në Portugali për a*më të padeklaruar

Në moshën 95-vjeçare, Bernie Ecclestone arrestohet në Portugali për a*më të padeklaruar
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, është arrestuar në Portugali në moshën 95-vjeçare, pasi në bagazhin e tij është gjetur një armë zjarri e padeklaruar. Sipas mediave lokale, Ecclestone u ndalua pas mbërritjes në Aeroportin e Tires, në Cascais, ku kishte udhëtuar me avionin e tij privat nga Saaneni i Zvicrës. Gjatë kontrollit rutinë të bagazheve, policia portugeze zbuloi një pushkë që nuk ishte e regjistruar apo deklaruar. Arma u sekuestrua, ndërsa Ecclestone u arrestua nën dyshimin për mbajtje të paligjshme të armës. Avioni i tij kishte mbërritur në terminal rreth orës 10:55 të së hënës. Pas uljes, oficerët e Divizionit të Aeroportit të Policisë së Sigurisë Publike kryen kontrollet, gjatë të cilave u zbulua arma. Deri tani, autoritetet portugeze nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me rastin. Nuk është hera e parë që përballet me një situatë të tillëKy nuk është incidenti i parë i këtij lloji për Ecclestone. Në maj të vitit 2022, ai ishte arrestuar në aeroportin e Campinas në Brazil, pasi në bagazhin e tij ishte gjetur një pistoletë LW Seecamp 32 pa dokumentacionin përkatës. Në atë rast, Ecclestone deklaroi se nuk ishte në dijeni që arma ndodhej në bagazhin e tij. Ai u lirua pasi pagoi një garanci prej 6 mijë reaish braziliane, rreth 1,150 euro, ndërsa arma u konfiskua. Më vonë, britaniku e kishte cilësuar ngjarjen si një 'incident qesharak dhe të parëndësishëm'. Ecclestone kishte treguar gjithashtu se pistoletën e kishte blerë vite më parë nga një mekanik në një pistë të Formula 1, duke thënë se e kishte mbajtur si masë parandaluese. Katër vjet pas incidentit në Brazil, 95-vjeçari është përballur sërish me autoritetet për një rast të ngjashëm, këtë herë në Portugali. Bernie Ecclestone ishte për dekada një nga figurat më të fuqishme të Formula 1 dhe luajti rol kyç në shndërrimin e kampionatit në një prej produkteve më të mëdha sportive dhe komerciale në botë./Telegrafi/

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.