Protesta-maratonë kundër investimit në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 100-të, ndërsa qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile shprehen të vendosur për ta çuar deri në fund aksionin e tyre qytetar.
Aktivistët u bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm, duke e cilësuar 100-ditëshin si një moment të rëndësishëm për vijimin dhe përshkallëzimin e protestave.
Pas grumbullimit në sheshin 'Skënderbej', në Tiranë protestuesit marshuan përgjatë bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' drejt Kryeministrisë, ku artikuluan sërish kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të ashtuquajturës 'kastë e vjetër' politike.
Kërkesat e tyre përfshijnë po ashtu shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor etj.
Aktivisti Edison Lika siguroi se qytetarët do ta çojnë deri në fund kauzën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Lika theksoi se, pavarësisht 100 ditëve të protestave të njëpasnjëshme, qytetarët vijojnë të jenë po aq të motivuar dhe entuziastë sa në ditën e parë.
E emërtuar si 'Revolucioni Flamingo', vala e protestave nisi më 31 maj si reagim kundër ndikimit mjedisor të projektit turistik në Zvërnec.
Tashmë pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale dhe shprehin shqetësimet e tyre për korrupsionin, mundësitë e punësimit dhe largimin e të rinjve nga vendi.
Aktivistët kanë paralajmëruar gjithashtu vijimin e mosbindjes civile dhe përshkallëzimin e aksionit qytetar./ATSH
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e a...
100 ditë protesta në Shqipëri
Szoboszlai paralajmëron rivalët: Le t'i bëjmë të mendojnë, ç...
Muçi: Me Salahun kemi kimi shumë të mirë, është një lojtar i...
Nesër nuk kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
Mbi 1 milion euro për rrugën Gorancë–Krivenik, projekti drej...
Zjarr në një banesë në Levan të Fierit, dëme të konsiderueshme materiale
Rama ndan mesazhin e administratorit amerikan: Nëse politika ka nevojë për gënjeshtra që t...
Hoxha takon të Dërguarin Special të SHBA-ve: Shqipëria dhe SHBA, angazhim për thellimin e ...
Kurti vizitoi punimet në kampusin e ri të universitetit 'Nënë Tereza' në Shkup
Vdekja e punëtorëve në vende pune, Sindikata e KEK-ut zhvillon një aksion simbolik
Policia kap sasi të madhe armatimi, municioni e uniforma në veri
Në ceremoninë përmbyllëse të 'DokuFEST', Kurti ndau çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare
Kurti viziton panairin 'Gratë në Biznes', premton mbështetje për gratë ndërmarrëse
Kurti vizitoi digën e Ujmanit: Pasuri e jashtëzakonshme për Kosovën dhe qytetarët pa dallim
Ministri i Francës për Evropën në Kosovë, pritet nga Konjufca
Kurti bëri homazhe te lapidari i zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës
Aksident trafiku te 'Qafa' në Prishtinë, një veturë përfundon në autobartëse
Haxhiu pjesë e ceremonisë që shënoi 20-vjetorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit
(0)Comments