Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka dënuar nderimet shtetërore që Serbia i bëri Ratko Mlladiçit, duke theksuar se pajtimi në Ballkanin Perëndimor nuk mund të ndërtohet mbi glorifikimin e autorëve të krimeve të luftës.
Në një reagim publik, Kallas e cilësoi lavdërimin e një krimineli lufte të dënuar në Beograd si një fyerje për kujtimin e viktimave, familjet e tyre dhe të gjithë ata që vuajtën gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.
"Pajtimi i vërtetë nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin, mohimin e gjenocidit apo nderimin e autorëve të krimeve. Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian kërkon një angazhim të qartë ndaj vlerave themelore evropiane dhe të vërtetës historike. Nuk ka vend në Evropë për lavdinë e kriminelëve të luftës", shkroi Kallas.
Votat totale janë unike
(0)Comments