Në faqen zyrtare të 'ballondor.com', janë përcaktuar 5 emrat për kategorinë 'Trajneri i Vitit', meshkuj. Në këtë listë nuk kishte se si të mungonte kampioni më i 'freskët' i Botës me Spanjës, Lusi de la Fuente.
Edhe pse iberikasit nuk ishin favoritët e mëdhenje në 'letër', de La Fuente ia doli të bëjë surprizën e madhe dhe ta ngjis Spanjën në majën e futbollit botëror.
Rivali i madh për Luis de la Fuenten do të jetë kampioni i Champions League me PSG-në, Luis Enrique. 56-vjeçari ia doli ta mbrojë 'kurorën' te Parisi, ndërsa 'Princërit' mposhtën në finale Arsenalin e 'uritur', sikurse 'likujduan' Bayern Munich mes spektaklit dhe polemikave, gjysmëfinale.
Tre emrat që e plotësojnë listën janë Vincent Kompany i Bayern, Mikel Arteta dhe Unai Emery, diktat i spanjollëve, 4 nga nga 5.
Ceremonia për fituesin do të zhvillohet në Londër, 26 tetor, ku organizatorët është si përherë revista franceze 'France Football', ndërsa kemi të bëjmë me edicionion e 70-të.
(0)Comments