Shqipëria u kthye nga Taranto me 6 medalje. Po, vetëm gjashtë. Duken pak, por janë medalje djerse. Ka kaluar një javë ç'është e vërteta që është kthyer ekipi, por asnjëri nuk është kujtuar ti presë a ti përcjellë, madje as ti përgëzojë me një postim në Instagram, sporti i preferuar i vetë ministrit përkatës.
Kur ikën, ikën si hallexhinj, si në vitet '90, me bukë me vete, siç e ka bërë zakon tani dikasteri i sportit, pasi edhe këtë herë shteti nuk lëvroi asnjë qindarkë edhe për Lojërat Mesdhetare, ashtu sikur nuk dha asnjë qindarkë dhe për Lojërat Olimpike Dimërore. Po dhe Fideli duket se i ka harxhuar të tijat se dhe ai me nga 2 bluza me bojë të dalë u kish dhënë. Katran me bojë dhe ai. Por që të jemi fair, leku për sportin duket të jetë varrosur që pa ardhur Kani Uest.
Lojërat Mesdhetare ishin një mundësi shumë e mirë për sportistët shqiptarë, të rinjrtë dhe ata elirtaërt dhe ata kampionët e vërtetë e treguan veten, duke i shtuar vlerat kombit me arritjet e tyre dhe himni u këndua në disa podiume.
Shteti ishte askund. Në asnjë garë të sportistëve. Mjafton të hapësh Instagramin e ministrit dhe sheh që bashku me zëvendësin e tij, zvarriten nëpër tribunë në ceremoninë e hapjes për të bërë foto me personalitetet e pranishëm, shumicën jam I sigurt edhe emrat nuk ua dine fare. Madje as Stavri Bello, që ka dalë prapë nga kremastari, bën vaki që nuk ua di.
Janë duke ia grisur xhaketën Albanos së shkretë me shpresën se po promovojnë Shqipërinë, ndërkohë që një foto me Brikenin është e sigurt që vlen sa të gjitha postimet që ka bërë në 6 muajt e fundit.
Për të ardhur keq se kush po e drejton sportin në Shqipëri. Kush e këshillon ministrin apo kush po ia drejton rrugën? Ndaj, natyrshëm, lind dhe pyetja: ore Gonxhja po e drejton sportin apo patronazhistët që ka në dikaster?
Gonxhja, nga natyra, është mosbesues, sepse do ta prekë çdo gjë do ta preki vetë mme dorë, po sportit pse nuk i bën një 'check'. E di vallë çfarë bëjnë ata poshtë tij apo e ke lënë pa duar?
Të themi atë që është, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë gabime shumë të mëdha në dëm të sportit, nga dashakeqësia apo interesa të prishura me njerëzit e sportit, por më shumë akoma nga padituria.
Dhe unë po të bëj disa pyetje të logjikshme për ministrin:
1. Nëse zëvendësministri është në konflikt me të gjithë presidentët e federatave(dhe e kanë persinale me të), si hartohen politikat sportive?
2. Nëse ai ndërhyn në hartimin e buxheteve, kush e kontrollon procesin?
3. Nëse një federatë përfiton dukshëm më shumë se të tjerat(s'ka sekret është federata e taekuondosë ku ai është ppojësë) që e ka trefishin e të gjitha federatave buxhetin, kush e justifikon këtë?
4. Nëse ndryshohen ligjet e sportit pa një konsultim serioz me federatat, pse bëhet kjo?
5. Nëse shpërblimet e sportistëve dhe trajnerëve mbeten në sirtarë apo trillohen me keqdashje, kush mban përgjegjësi?
6. A është sporti prioritet kombëtar apo është kthyer në një territor të vogël pushteti që e menaxhon një patronazhist?
Të gjitha këto nuk janë pyetje personale, janë pyetje publike që Gonxhe duhet tju japë përgjigje.
E fundit fare Gonxhe: pyete zëvendësministrin tënd për angazhimin e tij në EUSA. Me çfarë qëllimi ka firmosur aq para sa është i gjithë buxheti i tërë intitucionit të olimpizmit dhe kush nga shokët e tij përfiton në këtë projekt? Sa është në total buxheti nga ministria dhe sa lekë u janë marrë studentëve për pjesëmarrje? Sa lekë janë ndarë për federatat(nëse janë ndarë)? Sa para të tjera ndan vetë zv/ministrin me Besnik Veliun e sportit univesitar dhe shokët e tij, me të cilët po mbron dhe doktoraturën?
Nëse çdo gjë është transparente dhe në përputhje me rregullat, shumë mirë. Nxirrini dokumentet dhe mbyllet diskutimi.
Ah, nëse e ke akoma atë sensin e mosbesimit, shiko pak se si po ankohen studentët që kanë ardhur nga e gjithë Europa, meqe bëjmë dhe tuziëm. Ta gjithë kanë paguar ekstra për regjistrim dhe po flenë në konvikt.
Besoj e di që federatat e kanë refuzuar bashkëpunimin dhe zv/ministri ka shtirrë dorën në Kosovë apo sic bëri së fundi që shpiku vetë një federatë nuk është e njohur nga federate botërore e kickboxing.
Këto nuk janë trillime, janë në postimet zyrtare të EUSA, ku je tag ti dhe zëvendësi yt!
Posti i ministrit është politik dhe në këtë kohë të trazuar nuk dihet se ç'ndodh. Po ti, Gonxhe, për sa kohë do të jesh, bëj diçka që të mbahesh mend. Fol me njerëzit e duhur të sportit dhe, nëse nuk je i zoti të sjellësh buxhete për sportin, mos fut sherr, se do të mbahesh mend për mirë edhe pa bërë gjë.
Nëse nuk u beson njerëzve të tu të komunikimit, kjo është çështja jote. Por nëse nuk u beson njerëzve të sportit dhe preferon të dëgjosh vetëm një rreth të vogël këshilltarësh patronazhistë, atëherë problemi nuk është më personal. Është problem kombëtar.
Sporti nuk është një dekor për një mandat politik. Sporti është imazhi i Shqipërisë. Është flamuri.
Mos harro që pozicioni që ke është i përkohshëm, por dëmi që po bën do të mbahet mend shumë gjatë dhe atë do ta kesh me emër personal.
Kaq.
(0)Comments