Turqia dhe Rusia nënshkruajnë memorandum për të siguruar furnizimet me plehra minerale

Turqia dhe Rusia nënshkruajnë memorandum për të siguruar furnizimet me plehra minerale
View on original source
Category: Business
Share
Archive
Like
Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, ka bërë të ditur se Turqia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për furnizimin me plehra minerale, me qëllim forcimin e qasjes së Turqisë në plehra dhe lëndët e para përkatëse, transmeton Anadolu. 'Po rrisim diversitetin e burimeve tona përballë rreziqeve të mundshme për furnizimin me plehra, të shkaktuara nga luftërat dhe konfliktet në rajonin tonë', tha Yumakli në platformën turke të mediave sociale NSosyal. Ministri turk theksoi se memorandumi i mirëkuptimit me Rusinë do të sigurojë më tej furnizimet e Turqisë me plehra dhe lëndë të para për prodhimin e tyre. Yumakli tha se Turqia po ndërmerr hapa strategjik për të siguruar qasje të pandërprerë dhe të qëndrueshme të fermerëve në inputet bujqësore, në përputhje me objektivat e planifikuara të prodhimit të vendit. Ai shtoi se marrëveshja do të mbështesë prodhimin bujqësor dhe do të kontribuojë në furnizimin e pandërprerë të tregut me produkte.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.