Françeska Murati flet për ish-partnerin dhe jetën pas ndarjes: 'Jemi miq të ngushtë'

Françeska Murati flet për ish-partnerin dhe jetën pas ndarjes: 'Jemi miq të ngushtë'
View on original source
Category: Entertainment
Share
Archive
Like
Françeska Murati ka folur për herë të parë hapur për marrëdhënien me babain e djalit të saj, duke konfirmuar se të dy i kanë dhënë fund lidhjes prej kohësh. E ftuar në 'Ftesë në 5', Françeska tregoi se ndonëse nuk janë më bashkë si çift, raporti mes tyre ka mbetur i mirë. Madje, sipas saj, ata vazhdojnë të kenë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, veçanërisht për hir të djalit të tyre. "Për ta thënë një herë e mirë, ne jemi ndarë, kemi një kohë të gjatë që jemi ndarë. Ne e duam shumë njëri-tjetrin, duhemi si shokë, sepse jemi njohur që 15 vjeç. Vjen një pikë që duhemi si shokë, duhemi shumë si njerëz. Më vjen keq që njerëzit thonë që hyra në Big Brother VIP, m'u rrit mendja dhe shkatërrova familjen. Këto janë trillime. Unë takohem me të çdo ditë. Edhe me familjet kemi marrëdhënie të mira, ata e dinë që ne kemi respekt për njëri-tjetrin. Ne kemi folur edhe shumë gjëra bashkë. Ai është njeri fantastik. Ne jemi 'best friends' sepse jemi rritur bashkë', tha Françeska. Françeska shpjegoi se nuk kishte dashur të fliste më herët për ndarjen, pasi ish-partneri i saj nuk është personazh publik dhe ajo nuk dëshiron ta përfshijë në një jetë që ai nuk e ka zgjedhur. View this post on Instagram Përveç ndarjes, Françeska vendosi të sqaronte edhe një tjetër aludim që ka qarkulluar së fundmi, ku shpesh është përfolur se ka nisur një lidhje të re, nisur edhe nga disa foto të publikuara. 'Të flasim realitetin, ajo është bërë me Photoshop. Më vjen shumë për të qeshur sepse shumë herë fotot e mia janë bërë me AI, janë transformuar. E kanë marrë foton dhe kanë futur diçka tjetër aty. Isha me një shoqe. Më vjen shumë për të qeshur, por tani çdo mashtrim nuk mund t'i jap sqarim për të gjitha. Do konsumohem. E dyta, nuk të del koha, sepse çdo ditë dalin lajme të reja. Them nga dalin këto trillime, as nuk dua t'i përmend, të lodhin kur i mendon. Nuk mund të harxhosh jetën të përballesh me mashtrime. Unë jam njeri privat, jo sekret', u shpreh Françeska.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.