'Rama-Yeffet trafik ndërkombëtar armësh nga vende nën embargo. Kanë klonuar KAYO-n në gjithë ekonominë '

'Rama-Yeffet trafik ndërkombëtar armësh nga vende nën embargo. Kanë klonuar KAYO-n në gjithë ekonominë '
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ish/zv.kryeministri Ahmetaj akuzoi kryeministrin Rama dhe biznesmenin izraelit Ron Yeffet se po grabisin pasuritë publike të shqiptarëve dhe po përdorin paratë e buxhetit të shtetit për biznesin privat të Yeffet dhe po bëjnë trafik armësh nga vende në embargo. 'Është konceptk kriminal dhe kthen varësinë e shtetit te privatë të paracaktuar me vënie gishti nga Rama. Jemi para grabitjes me dhunë të pasurive publike për t'ua kaluar klientëve. Jemi duke folur për trafik armësh nga vende në embargo, do paketohen në Shqipëri dhe do shkojnë në zona konfliktesh. Kemi të bëjmë me devijim të parave të buxhetit për klientë privatë të përzgjedhur nga Rama. Yeffet e ka në terezi me Ramën, Ballukun, Nufin e Veliajn dhe ka vetëm hallin e ambasadës amerikane.' – tha Ahmetaj. Më tej ish-numri dy i qeverisë tha se Rama e SPAK i kanë grirë dosjet që kanë nën hetim duke ndryshuar emra e duke prekur të gjitha provat. 'Këta i kanë grirë dosjet, do AKSHI e kanë cenuar, do Ballukun e kanë cenuar, do dosje të tjera kriminale kanë ndryshuar emrat.' – shtoi ai. 'Ky po klonon strukturën e KAYO-s te energjia, te infrastruktura, te mbrojtja, te shëndetësia. Ky ka në plan të japë në menaxhim Mirsadët e Hysët por pavaësisht ikjes ai do kontrollojë ekonominë duke marrë me vete ekonominë. Paratë e buxhetet e shtetit shkojnë në kanale private me 80% e 90%. Edhe sikur 51% të kishte shteti, duhet të kishte transprencë, kontroll verifikim.' – theksoi Ahmetaj. Arben Ahmetaj paralajmëroi se në javët dhe muajt në vijim mund të bëhen publike materiale të tjera që, sipas tij, do të hedhin dritë mbi atë që ai e konsideron si një skemë të gjerë kriminale në Shqipëri. Në emisionin Task Force me Sonila Meçon, i pyetur nëse ka ende partnerë apo miq shqiptarë e ndërkombëtarë të shqetësuar nga kontaktet e përmendura dhe nëse këto organizata kanë në dorë materiale të tjera, Ahmetaj tha se nuk bëhet fjalë për materiale që ndodhen aktualisht në duart e tij, por për organizata ndërkombëtare që, sipas tij, janë angazhuar me shpejtësi. 'Dua që të mbash miqësisht vath në vesh që në javët dhe muajt që vijnë shqiptarët do të shohin çudira që kanë ndodhur, që miq ndërkombëtarë, miq shqiptarë, organizata ndërkombëtare do t'u tregojnë shqiptarëve me fakte se çfarë kanë bërë njerëzit me vendin tonë dhe timin.' Ahmetaj tha se, nëse materiale të tilla do të mbërrinin në duart e tij dhe do të ishin në interes të publikut, nuk do të hezitonte t'i publikonte. 'Ju e shikoni që unë nuk jam i ngurohshëm. Dhe çfarëdo të sjellin erërat e miqësisë në duart e mia, që kontribuojnë në shërimin e vendit tim, as kam ndërmend të nguroj as edhe një sekondë,' deklaroi ai. I pyetur më tej për pretendimet e tij lidhur me sistemin e drejtësisë dhe për materialet e përgjimeve, Ahmetaj tha se nuk dëshiron të merret me individë të caktuar, familjarë të tyre, prokurorë apo gjyqtarë, por me atë që ai e konsideron fenomen. 'Unë kam ndërmend të mos merrem me asnjë familje, askujt, ish-ministra, ministra, persona që janë përfshirë drejtpërdrejt në intriga kundër meje, me arkitektë, me njerëz të organizatës. As me prokurorë, as me gjyqtarë nuk merrem. Unë do merrem me fenomenet konkrete. Detyra ime është, pikë së pari, t'u tregoj shqiptarëve se çfarë po i ndodh vendit,' u shpreh ai. Përgjatë intervistës ai u përqendrua sërish te ajo që Ahmetaj e quan 'koncepti KAYO'. Sipas tij, bëhet fjalë për krijimin e një entiteti shtetëror me 100% të aksioneve, i cili më pas krijon kompani bija dhe përdoret si instrument për të kanalizuar fonde publike drejt klientëve privatë. Ai pretendoi se kjo skemë mund të përsëritet edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. 'Pra, koncepti KAYO si lidhje. Qeveria shqiptare krijon një instrument nëpërmjet një entiteti, pra ndërmarrje, e cila në momentin e parë ka 100% të aksioneve. Dhe më pas kjo krijesë krijon bija. Në rastin konkret, 80 me 20. Nuk është më KAYO. Është KAYO si zar i çdo lloj klienti. Dhe KAYO merret vetëm me një detyrë, së bashku me bijat: sjell para pa transparencë, pa procedurë, pa tender, duke cenuar parimet kryesore të ekonomisë, të zgjedhjes së tregut, konkursit. Asnjë temperaturë speciale përpara të buxhetit të shtetit.' Ahmetaj e lidhi këtë pretendim drejtpërdrejt me rastin e TIMAK Defense. Sipas tij, ndryshe nga një skemë tradicionale korrupsioni ku problemi mund të jetë gara në një tender, në rastin që ai përshkroi investitori privat, sipas tij, nuk do të investonte kapitalin e vet, por do të mbështetej në paratë e buxhetit të shtetit. 'Pra, që ta kuptojë edhe publiku, në qoftë se Roni do të ishte një investitor cilësor dhe kishte investuar ato miliona që parashikon ligji, në fakt ai jo vetëm që nuk e ka bërë këtë gjë, jo vetëm që është marrë paradhënie, qindra miliona euro që i ka siguruar ai, por rezulton nga ana tjetër që këto para janë vetëm të buxhetit të shtetit. Pra, në ndryshim nga çdo rast tjetër korrupsioni që ne mund të kemi folur, në të cilin mund të ketë pasur probleme me garën nëpër tendera, nuk janë kryer tendera. Është bërë me kërkesë, pa kërkesë e të tjera. Këtu është rasti ku ai që do të ishte investitor, në fakt bëhet investitor me paratë e shqiptarëve.' I pyetur për këtë pikë, Ahmetaj shtoi se, sipas tij, kontributi i investitorit nuk lidhet vetëm me kapitalin financiar, por edhe me marrëdhëniet me pushtetin. 'Jo, ai bëhet investitor jo vetëm me paratë e shqiptarëve, por ai sjell si kontribut të vetin afërsinë, lidhjet me kreun e organizatës,' tha ai.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.