Putin dhe Trump flasin mbi një orë/ Kremlini: Nuk kemi plane të s*lmojmë Europën

Putin dhe Trump flasin mbi një orë/ Kremlini: Nuk kemi plane të s*lmojmë Europën
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Donald Trump zhvilluan një bisedë telefonike që zgjati më shumë se një orë, ku në fokus ishte lufta në Ukrainë. Sipas këshilltarit të Kremlinit, Yuri Ushakov, Putin i tha Trump se Rusia nuk ka plane të sulmojë Europën, ndërsa e cilësoi bisedën si 'konstruktive dhe profesionale'. Dy liderët diskutuan edhe për hapat që mund të ndërmerren për përshpejtimin e përfundimit të luftës, si dhe për çështjet humanitare dhe shkëmbimin e personave të ndaluar e të dënuar. Ndërkohë, BE-ja ka konfirmuar një mbështetje të re ushtarake për Ukrainën. Ursula von der Leyen njoftoi se 27 vendet anëtare kanë rënë dakord për financimin e produkteve thelbësore për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, me një disbursim prej 3.2 miliardë eurosh. NATO ka përshëndetur marrëveshjen, ndërsa SHBA-ja ka paralajmëruar se Rusia po rindërton kapacitetet e saj ushtarake.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.