Analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, deklaroi se nuk pritet të ketë një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi të dyja palët vijojnë të besojnë se mund ta fitojnë luftën.
Sipas Krisafit, Moska beson se mund të arrijë objektivat e saj përmes fushës së betejës dhe të marrë edhe pjesën e mbetur të rajonit të Donjeckut.
Ai shtoi se, në Moskë, ekziston bindja se deri në fund të vitit të ardhshëm Rusia mund të jetë shumë pranë marrjes ose mund të ketë marrë disa prej qyteteve të synuara.
Sipas analistit, Rusia kërkon ta fitojë luftën në fushën e betejës, ndërsa në këtë qëndrim ekziston edhe një aspekt që lidhet me 'nderin'.
' Nuk do të ketë marrëveshje për paqe, të dyja palët mendojnë se do të fitojnë luftën. Moska thotë se mund të marrin në fushën e betejës pjesën e mbetur të Donjeckut. Në Moskë, në fund të vitit tjetër, Rusia mund të jetë shumë afër ose të ketë marrë këto qytete. Rusët mendojnë se Ukraina mund të kapitulllojë, por është një mendim që qarkullon shpesh në qarqe pro-qeverisë ruse se Ukraina mund të falimentojë. Duan ta fitojnë luftën në fushën e betejës, ka një aspekt nderi.'
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
(0)Comments