Shqipëria në Bordin e Paqes, Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën vjen në Tiranë

Shqipëria në Bordin e Paqes, Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën vjen në Tiranë
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Komëndës Qendrore të Operacioneve Speciale të SHBA-së, njëkohësisht edhe Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën, ka vizituar ditën e sotme Tiranën. Jeffers u takua gjatë vizitës në Tiranë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi. Gjatë takimeve u diskutua mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare për Gazën (e krijuar nga Bordi i Paqes), si dhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Të dyja palët theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe të angazhimit të përbashkët në NATO, si dhe rolin e bashkëpunimit të ngushtë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe kontributin për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Kujtojmë se Shqipëria ishte një ndër vendet e para që u bë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një organizatë e krijuar me iniciativë të Presidentit amerikan Donald Trump.Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka mikpritur në një takim në Tiranë Komandantin e Komëndës Qendrore të Operacioneve Speciale të SHBA-ë, Gjeneral Major Jasper Jeffers, i cili shërben gjithashtu si komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza. Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Të dyja palët theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe të angazhimit të përbashkët në NATO, si dhe rolin e bashkëpunimit të ngushtë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe kontributin për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. 'Shqipëria mbetet e vendosur për të thelluar më tej bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe për të dhënë kontributin e saj në misione të përbashkëta ndërkombëtare, forcimin e Aleancës dhe të sigurisë së përbashkët', tha mes të tjerash Nufi gjatë takimit. Gjeneral Major Jasper Jeffers u takua më herët edhe me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. R.Xh/Shqiptarja.comMinistri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha priti sot në Tiranë Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Në një postim në rrjetin social 'X', Hoxha theksoi se "diskutuam rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në ISF, që shndërron në kontribut real në terren, një prej komponentëve kryesorë të politikës sonë të jashtme: avancimin e paqes dhe sigurisë dhe gatishmërinë për të kontribuar aty ku përpjekjet ndërkombëtare mund të bëjnë një ndryshim." Ministri nënvizon se si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj përkrah Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në mbështetjen e përpjekjeve për të krijuar kushtet për siguri, stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. "Pjesëmarrja jonë në ISF pasqyron gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar konkretisht në një iniciativë që synon ruajtjen e sigurisë dhe dinjitetit të popullit të Gazës, lehtësimin e ndihmës humanitare dhe rindërtimin, dhe ndihmën në krijimin e kushteve për një horizont politik të besueshëm dhe të qëndrueshëm për një jetë më të mirë për të gjithë", tha Hoxha. Ministri shtoi se "Shqipëria ka demonstruar vazhdimisht angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, përmes NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe misioneve të tjera ndërkombëtare." "Kontributi ynë në ISF është një vazhdim i natyrshëm i këtij angazhimi dhe i besimit tonë se vendet, pavarësisht nga madhësia e tyre, mund të japin kontribute domethënëse në adresimin e sfidave të kohës sonë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, për paqen, sigurinë dhe një të ardhme më të mirë për njerëzit e rajonit", deklaroi Hoxha. R.Xh/Shqiptarja.com Jemi dhe në rrjetet sociale. Na ndiqni: KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Votat totale janë unike

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.