Mbi 1 milion euro për rrugën Gorancë–Krivenik, projekti drejt përfundimit

Mbi 1 milion euro për rrugën Gorancë–Krivenik, projekti drejt përfundimit
View on original source
Category: Business
Share
Archive
Like
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i fazës së dytë të rrugës Gorancë–Krivenik në Komunën e Hanit të Elezit. Sipas njoftimit të ministrisë, pas vizitës së fundit kur kjo rrugë ishte ende në fazën e shtrimit me zhavorr, punimet tashmë kanë avancuar dhe po vazhdon asfaltimi i segmentit të dytë, shkruan IndeksOnline. Faza e parë e projektit përfshin 1.8 kilometra rrugë, me vlerë rreth 400 mijë euro, ndërsa faza e dytë, e cila është duke u asfaltuar aktualisht, ka gjatësi prej 2.6 kilometrash dhe vlerë prej rreth 694 mijë euro. Në total, investimi për këtë projekt arrin në mbi 1 milion euro. Ministria ka bërë të ditur se rruga lidh banorët e Gorancës me Krivenikun dhe zonat përreth, ndërsa pritet të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë në trafik, si dhe në zhvillimin e kësaj zone.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.