Ahmetaj denoncon trafikun e armëve: Ron Yefeti është Ergys Agasi anglishtfolës, lidhje me Ramën që në 2008!

Ahmetaj denoncon trafikun e armëve: Ron Yefeti është Ergys Agasi anglishtfolës, lidhje me Ramën që në 2008!
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që sipas tij, zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve. Në qendër të denoncimeve të tij janë biznesmeni Ron Yefet, kompania Timak Defense dhe ajo që Ahmetaj e quan 'koncepti KAYO'. Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live bëri një krahasim të fortë mes Ron Yefetit dhe një tjetër personazhi të njohur, duke e cilësuar Yefetin si një 'Ergys Agasi anglishtfolës' dhe duke pretenduar se të dy janë, sipas tij, 'identikë' në mënyrën e veprimit ndërkombëtar. Domethënë bëhet fjalë për vazhdimin e… ARBEN AHMETAJ:Jo për këtë sot, për vazhdimin. Sot do mjaftohemi tek e para. Këta personazhe kanë dhe një interceptim tjetër. Patjetër, dhe aty pastaj është një serial tjetër, film me krim të organizuar. Pra, edhe unë si Beni po i drejtohem publikut. E kuptova që ka dhe gjashtë. ARBEN AHMETAJ:Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s'dua t'i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës. ARBEN AHMETAJ:Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s'kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t'i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t'i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë. Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale. I çfarë viti është audiopërgjimi? ARBEN AHMETAJ:Është i janarit 2026. Të këtij viti. Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu. Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa. ARBEN AHMETAJ:Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë. Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t'ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu. Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s'ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës. Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik. Your email address will not be published.Required fields are marked* Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment. This site uses Akismet to reduce spam.Learn how your comment data is processed.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.