Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar në tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të Policisë. Incidenti ka nisur pranë qendrës tregtare Toptani, ku disa protestues kanë qëlluar me vezë automjetin e deputetes së Partisë Socialiste, Ilva Gjuzit, e cila po largohej nga seanca plenare. Pas incidentit, efektivët e Policisë kanë ndërhyrë për të hapur rrugën dhe për të mundësuar largimin e automjetit të deputetes. Ndërhyrja është shoqëruar me përplasje me protestuesit. Gjatë situatës së tensionuar, Policia ka shoqëruar gazetarin dhe aktivistin Shpend Gashi, si dhe kreun e partisë 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj. Protesta vijon para Parlamentit, ndërsa forcat e Policisë ndodhen në terren. Etiketa: adriatik lapajIlva Gjuziproteste

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.