GA

Gani I. Mehmeti

Vuçiqi ishte bashkëpunëtor me Millosheviqin e Mlladiqin, këtë e di edhe Bashkimi Europian

Image
Thonë se ujku e ndërron qimen por jo zanatin. E, Vuçiqi nuk e ka ndërruar as qimen, e as zanatin. Vuçiqi vazhdimisht ka provokuar BE-në dhe SHBA-të. Ai asnjë[herë nuk është treguar se ka ndryshuar nga bashkëpunëtorët e tij gjatë gjithë luftërave në vitet e 90-ta të shekullit 20. Vuçiqi asnjëherë nuk ka treguar se ka hequr dorë nga Serbia e madhe. Ai ka ndryshaur në raste kur ka vërejtur se BE dhe SHBA e kanë përnjëmend, por edhe atëherë vetëm me fjalë është treguar, qoftë për bisedime me Kosovën, qoftë për raste tjera sa i përket përfitimit nga BE, sa edhe milionat i mori e do i marrë vazhdimisht, sepse, me sa duket, BE është më e dobët sesa Serbia. Dhe, duke qenë më e dobët se Serbia, ajo i ka bërë lëshime të vazhdueshme, qoftë në raport me Kosovën, në raport me Rusinë, po edhe në raport me BE-në. Pikërisht pse BE-ja është treguar më e dobët sesa Serbia, ajo ka luajtur dhe e ka provokuar e testuar rregullisht BE-në, e BE nuk ka bërë asgjë ndaj Serbisë. Serbia rrahte ushtarët e KFOR-it në Zveçan, e masa merrnin ndaj Kosovës! Rrugës së emisarëve për bisedime të BE, Borell e Lajçak, sikur shihet, po shkojnë edhe emisarët e rinj, sado që në fillim mendonim se do të ndryshojë kursi ndaj Serbisë. Asgjë nuk u bë rreth bisedimeve, askush nuk ndërmori asgjë kundër Vuçiqit, që nuk pranon të bisedojë me Kurtin. Dhe kjo, doli tani në shesh pas vdekjes së Mladiqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për krimet e bëra në Kroaci e Bosnje e Hercegovinë. E, nga kjo shihet se, Vuiçiqi ka mbetur ai që ka qenë – kriminel njësoj si Mladiqi e Millosheviqi – vrasës i njëjtë i viteve të luftërave, të shkaktuara nga vetë serbët. Aso kohe, ata po mendonin se do t'i mbajnë të shkeluar republikat ish-jugosllave, pse kishin fuqinë në armatim të uzurpuar nga Jugosllavia, e sot njësoj, ndjehen mjaft të fortë sa i përket armatimit dhe presin vetëm momentin të ndërhyjnë ushtarakisht në Kosovë për ta pushtuar, ndërsa me Republikën Serbe të Bosnjes, mendojnë ta shkëpusin dhe t'ia bashkangjesin Serbisë, duke e krijuar kështu Serbinë e madhe. Me të drejtë reagojnë deputetë si nga BE ashtu edhe nga SHBA, por heshtin Zyrtarët e lartë të të dyjave dhe nuk ndërmirret asnjë masë ndaj Serbisë. Nuk ka masa ndaj të fortit, sikur është Serbia, e cila e ka Rusinë dhe nuk heq dorë nga ajo. BE, sa më parë të këthjellohesh, aq më mirë. Reagimi i Edi Ramës për Serbinë gjenocidale është i butë: S'mund të bësh funeral shtetëror për një kasap', tha Rama, duke argumentuar se izolimi i Serbisë nuk do të ishte zgjidhja e duhur. Po, pikërisht se izolimi i Serbisë nuk do të ishte 'zgjidhje', po i bëhen lëshime dhe ajo po realizon ëndrrën e vet për Serbinë e Madhe. Të keqit duhet prerë veshët heret, ndryshe ai nuk di të ndalur. Volvgang Ischinger : Kos me të drejtë anuloi vizitën në Beograd, çfarë akti i neveritshëm të nderosh një vrasës masiv! Por, nuk mjafton vetëm të quhet Akt i neveritshëm të nderosh një vrtasës masiv. Jo sepse edhe ky vet është vrasës barabar me Mlladiqin, prandaj e nderon. Sikur nuk po e dinë me kë ka punë BE-ja! Dhe, nuk ka reagime tjera, nuk ka as masa, me çka do të thotë se, nuk dënohen përkrahësit e mbështetësit e vrasësve deri në gjenocid. E, përse atëhere të frikësohet Serbia, për çka të tërhiqet? Jo, nuk ka asnjë arsye. Kështu, sikur përkrrahet edhe nga BE edhe nga të tjerët për gjenocidin që e ka bërë, sikur i thuhet që të vazhdojë rrugën gjenocidale, se ne jemi me ty, deri sa nuk vehen masa ndaj saj. Përse të mos izolohet. Ajo duhet të izolohet në mënyrë të hekurt nga të gjithë dhe në të gjitha drejtimet, për ta sjellur në vete. Ka dalë nga vetja tani e sa kohë. Prandaj, nuk ia var fare askujt, asnjë organizate ndërkombëztare, asnjë ushtrie në botë, as NATO-s.
Vuçiqi ishte bashkëpunëtor me Millosheviqin e Mlladiqin, këtë e di edhe Bashkimi Europian
View on original source
Share
Archive
Like

(0)Comments

 

Related Opinion

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.