PR

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Bëni diçka për vendin tuaj, tani sa nuk është vonë!

Image
Opozita ta votojë Bekim Sejdiun – kurrë nuk është vonë për të bërë diçka të mirë për Kosovën Me datën 9 shtator është thirrur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës me qëllim konstituimin e tij. Mirëpo konsensusi midis Kurtit dhe Abdixhikut për kandidaturën e presidentit të Republikës ka zgjuar debat dhe komente të shumta. Opozita dhe gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës vazhdojnë të këmbngulin në arsyetimet e tyre e ndërkohë marrëveshja po mbrohet prej autorëve të saj. Por çfarë po konstatojmë në këtë proces debatesh? Duke ndjekur vazhdimisht diskutimet dhe opinionet e analistëve apo të politikanëve në Kosovë bie në sy se debati është fokusuar te personat që bënë marrëveshjen, te arsyet pse Kurti dhe Abdixhiku e nënshkruan atë, te akuzat se 'kompromisi është i dëmshëm' etj. Dikush thotë se Abdixhiku qenka i kapur prej Albin Kurtit. Dikush tjetër thotë se ata e bënë mnarrëveshjen në dëm të Kosovës, por pa sqaruar se cili është ky dëm që i shkaktohet vendit. Të tjerë arsyetojnë me metoda krahasuese dhe qëndrime të së kaluuarës në luftën politike. Dhe e gjitha kjo do të thotë se gjithmonë gjenden alibi gati të besuara për ta kundërshtuar ose pranuar një vendim, një marrëveshje apo një process të caktuar. Marrëveshja për kandidimin e Bekim Sejdiut për postin e kreut të shtetit ishte e qartë, e plotë dhe pa ndonjë mangësi në proçedurë dhe në transparencë. Personi i kandiduar nuk është atakuar nga asnjë kundërshtar i tij për ndonjë shkelje ose qëndrim që nuk përputhet me ushtrimin e detyrës së numrit një të shtetit. Marrëveshja në fjalë është produkt i besimit midis palëve që e nënshkruan atë. Kabdidati për president nuk është person i mazhorancës dhe për pasojë ai nuk mund të përdoret 'si kukull' në duar e kreut të mazhorancës. Dhe nëse ky ishte shqetësimi kryesor i parashikimeve të opozitarëve, atëherë kjo alibi me këtë marrëveshje ka rënë njëherë e mirë. Kjo do të thotë gjithashtu se Albin Kurti nuk mund të akuzohet pas kësaj për 'përpjekje për kapjen e shtetit', siç kanë elaboruar në diskursin e tyre politik deri më sot opozitarët. Ndërkaq vazhdojnë edhe sot përpjekjet për ta 'inkriminuar' Kurtin si 'bashkëpunëtor të Serbisë'! Dhe është e çuditshme se si përpiqen ta bëjnë këtë ata që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë. Ose ata që kanë mbështetur të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën e të favorshme për Serbinë. Ndërkohë që Albin Kurti vendosi sovranitetin e plotë në të gjithë territorin e Kosovës, duke vënë nën kontroll edhe ndërtimet pa leje dhe shkeljet e ndryshme të ligjit në veri të vendit. Ata që thoshin se 'Veriu është i Serbisë, sepse na e ka dhënë Rankoviçi', akuzojnë Kurtin si 'bashkëpunëtor të Serbisë', pse ky vendosi sovranitetin e plotë të shtetit në atë pjesë të Kosovës. Këto dy narrativa, se 'Kurti dëshiron me kap të gjitha institucionet' dhe se ai 'është bashkëpunëtor i Serbisë', nuk shkojnë më në publik. Nëse përdoren pas kësaj marrëveshje që kryeministri bëri me kreun e Lidhjes Demokratike, atëherë do të kthehen në bomerang për vetë akuzuesit e stërvitur të këtij zhanri. Kjo është arsyeja pse opozita duhet ta votojë Bekim Sejdiun si president të Kosovës. Edhe nëse ajo dëshiron ta zhysë Kosovën në krizë të thellë e të pashmangshme, duhet të vetëdijësohet se më parë po përgatit humnerën e saj, sesa rënien e Albin Kurtit. Pas konsensusit për presidentin nuk shkojnë e nuk do të ecin më skenarët e diskreditimit të Albin Kurtit. Nga ana tjetër këto fakte i përforcojnë gjithashtu deklaratat e Joseph Dioguardit, Rudolph Scharping dhe Georg Robertson në Prishtinë. Të tre këta protagonistë të çlirimit të Kosovës në vitin 1999, të tre këta mbështetës pa kushte të lirisë dhe pavarësisë së saj, deklaruan qartë dhe pa doreza se 'Mos konstituimi i institucioneve do ta çonte Kosovën drejt kolapsit dhe revokimit të shtetësisë së saj, më saktë drejt shtyrjes së saj të të qenit Republikë në një Federatë të Re Jugosllave'. Dhe nëse pranohet kjo, do të kemi një Republikë minus të Kosovës në atë Federatë. Dhe minus do të thotë pa të drejtë shkëputjeje. Ne e dimë se për këtë lloj federate me të gjitha ish-vendet jugosllave, minus Kroacisë e Sllovenisë dhe plus Shqipërisë prej kohësh ka projekte në Beograd. Destabiliteti në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e deri diku në Mal të Zi e gjetkë, ka shumë mundësi të imponojë projektin e armiqve të Kosovës, siç u shpreh Robertson, për krijimin e kësaj Jugosllavie të re. A e kupton opozita këtë pozitë të vështirë të Kosovës?! Sigurisht se po. Edhe nëse nuk e beson nga paralajmërimet tona, duhet ta besojë kur e thotë një mik i çmuar si Robertson. Po pse sërishmi ajo nuk e pranon kandidatin e propozuar e konsensual për president?! Sepse te ajo deri tani po vepron instikti i hakmarrjes. Por hakmarrja nuk prek vetëm Kurtin. Madje ai nga kjo hakmarrje mund të ngrihet më lart në kuotën politike. Hakmarrje ndëshkon Kosovën. A do të pranojnë edhe më tej PDK dhe AAK ta ndëshkojnë Kosovën për interesat e ngushta personale e partiake?! Të shohim. Por kurrë nuk është vonë të bësh diçka të mirë për vendin tënd!
Bëni diçka për vendin tuaj, tani sa nuk është vonë!
View on original source
Share
Archive
Like

(0)Comments

 

Related Opinion

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.