UN

unknown

SULMI I RADHËS MBI KALANË E VJETËR Lidhja Demokratike e Kosovës është histori. Është edhe nostalgji. Nga Xhafer Shatri

Image
SULMI I RADHËS MBI KALANË E VJETËR Lidhja Demokratike e Kosovës është histori. Është edhe nostalgji. Në këtë të dytën po e ngjyej penën për t'i shkruar këta rreshta. Një plejadë e tërë idealistësh, që vepronin gjithandej në Kosovë e në mërgim, e bënte LDK-në të ishte vetë Kosova. Ata burra e gra të të gjitha moshave e profileve e sfidonin Serbinë me gjithçka. Në tokë e në qiell. E sfidonin çdo ditë përmes shkollës shqipe; I refuzonin të gjitha projektet e përpjekjet e pushtuesve për ta nënshtruar Kosovën. Ky idealizëm i qashtër i kishte rrënjët te Rilindja Kombëtare: LIRI, DIJE, PËRPARIM, DINJITET! Ata ishin gjenerata e artë që e shtroi udhën për ta bërë Kosovën shtet. Kur LDK-ja mbeti pa zot shtëpie, ende pa arritur të shndërrohej nga lëvizje në parti, dolën në shesh përplasjet e të çarat. Por grushtin kryesor LDK-së ia dha Isa Mustafa, kur, me ndihmën e SHIK-ut, u bë kryetar i saj pa qenë kurrë anëtar. Këtë puç antishtetëror ajo plejadë idealistësh e ka përjetuar si shpartallim të familjes së vet. *** Cili ishte qëllimi i puçit? Kompromisi me Serbinë për copëtimin e Kosovës, si kusht i vetëm që shefi i Isa Mustafës, Hashim Thaçi, t'i shpëtonte burgut. Ky ishte kurthi që Serbia ia kishte ngritur Kosovës, dhe Isa Mustafa e çoi vendin drejt e në të. Nënshkrimi i Marrëveshjes Mustafa–Vuçiq, më 25 gusht 2015, është akti më i rëndë i tradhtisë që i është bërë ndonjëherë Kosovës. Kjo marrëveshje famëkeqe, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e shkelte dhe e bënte shesh për pshesh Kushtetutën e Republikës. Përpjekja e tandemit Thaçi – Mustafa për ta detyruar Kuvendin e Republikës ta miratonte këtë marrëveshje antishqiptare (Parimet e përgjithshme të funksionimit të Zajednicës) e çoi Kosovën në prag të luftës civile. *** Marrëveshjen e tradhtisë që e nënshkroi Isa Mustafa e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin KO130/15, të datës 23 dhjetor 2015. Por ky aktgjykim nuk i hiqte edhe spicat që i linin rrugë Zajednicës të bëhej minuese legale e shtetit. I vetmi gjyqtar që e kundërshtoi aktgjykimin ishte Bekim Sejdiu. Lexojeni mendimin e tij mospajtues për ta kuptuar arsyen e vërtetë pse po e kundërshtojnë zgjedhjen e tij në krye të shtetit. (Shih webin në aneks.*) Ky është shkaku i vërtetë pse Isa Mustafa i cyti dhe i mbështeti deputetët 'disidentë' për ta minuar zgjedhjen e Bekim Sejdiut në krye të shtetit. *** LDK-ja është histori. Prandaj nuk mund ta shkatërrojë as Isa Mustafa, as SHIK-u, as lakejtë e tyre. Mua më vjen keq që në këtë përplasje ranë në provim disa kuadro të rëndësishëm e LDK-istë të kalitur, nga të cilët Kosova ka pritur më shumë. Këta nuk do të duhej të identifikoheshin në asnjë mënyrë me tipa që e kanë bishtin e zënë me derë ose me ata që 'për një mi e djegin shtëpinë'. Fundja, në qëndrimin e tyre nuk ka logjikë politike, nuk ka traditë LDK-iste. Prandaj jam i sigurt se ata, herët a vonë, do të pendohen, sepse qëndrimi i tyre aktual është kundër interesave jetike të vendit, është kundër frymës së LDK-së: SHTETI MBI GJITHÇKA! Përpjekja e LDK-së për ta nxjerrë shtetin nga ngërçi është akt shtetforcues dhe, kurdo që të mbahen zgjedhjet, elektorati do ta shpërblejë për këtë. Përndryshe ta çosh vendin në zgjedhjet e katerta brenda dy vitesh dhe të konkurrosh me parti të përçarë është vetëvrasje e dyfishtë. Por LDK-ja është kala dhe nuk mund të shkatërrohet. Harrojeni përgjithmonë! Sepse janë 37 vjet histori, 37 vjet përpjekje, 37 vjet shtetndërtim. *** Edhe zogjtë e dinë se, aktualisht, i vetmi subjekt që mund dhe di ta sfidojë me sukses VV-në është LDK-ja. Të tjerat janë përralla, luftë për pushtet, inate personale, argatllëk në shërbim të Serbisë. Dhe ligësi e budallëqe pa hesapë. *
SULMI I RADHËS MBI KALANË E VJETËR Lidhja Demokratike e Kosovës është histori. Është edhe nostalgji. Nga Xhafer Shatri
View on original source
Share
Archive
Like

(0)Comments

 

Related Opinion

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.